Çedomir Stajkovoq, avokat serb i caktuar për tre policët kosovarë të rrëmbyer, ka njoftuar se tashmë është marr masa e paraburgimit ndaj tyre, shkruan Fol Drejt.
Për më tepër, sipas Stajkoviq, kjo masë është marr personalisht nga Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë.
“Dënoj fshehjen e Prokurorisë së Lartë Publike në Kraljevë në Gjykatën e Lartë në Kraljevë dhe ikjen e tyre nga publiku. Ata nuk u përgjigjen telefonave dhe nuk lejohen që vendimin e tyre ta shpallin publikut dhe gazetarëve dhe këtë e bëjnë me urdhër të Aleksandër Vuçiqit, turpit të njerëzimit. Kjo tregon se në Serbi nuk ka gjykatë të pavarur dhe se edhe gjykata edhe prokuroria në Kraljevë janë nën kontrollin e tij politik dhe se ai i merr të gjitha vendimet atje, aq sa nuk lejohet të lëshohet as një komunikatë për shtyp. pa kontrollin e Aleksandar Vuçiqit. Cilido qoftë vendimi për policët e Kosovës, ai është marrë personalisht nga Aleksandar Vuçiq, ashtu siç e ka marrë personalisht vendimin për arrestimin e tyre (e dimë edhe pse ai në atë moment fshihej në ambasadën e Federatës Ruse)”, ka shkruar Stajkoviq në Twitter./FolDrejt/
📢
OSUĐUJEM skrivanje Višeg javnog tužilaštva u Kraljevu u Višeg suda u Kraljevo, i njihovo bežanje od javnosti. Ne javljaju se na telefone i ne smeju da saopšte svoju odluku javnosti i novinarima, a to čine po nalogu aleksandra vučića, sramote čovečanstva. Time se pokazuje da u…— Advokat Čedomir Stojković 🇷🇸🇺🇦 (@FIGHT_4_RIGHT_S) June 16, 2023