Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zyrtarin e saj që ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
“Mund të konfirmojmë se, një zyrtar policor ka rezultuar pozitiv me virus COVID-19. Zyrtari policor nuk ka pasur ndonjë kontakt me zyrtarë të tjerë policor, pasi i njejti ka qenë në pushim mjekësor, për shkak të problemeve shëndetësore”, ka thënë Kelani.
Kelani në këtë kontekst ka thënë se Policia është duke u kujdesur që zyrtarët e saj t’i posedojnë pajisjet e nevojshme mbrojtëse dhe përkujdesjen e duhur mjekësore.
“Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore të PK-së, po kujdeset që zyrtarët policor t’i posedojnë pajisjet e nevojshme mbrojtëse, si dhe në rastet e nevojshme për kujdesje mjekësore po bashkëpunon me institucionet e shëndetësisë”, ka thënë në fund Kelani.
Para pak minutash ndërkaq IKSHP ka njoftuar se janë edhe dy raste me koronavirus në Kosovë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 90.