Një oficer policie në shtetin jugor brazilian të Parana-s vrau gjashtë anëtarë të familjes së tij dhe dy të panjohur të rastësishëm përpara se të përdorte armën e punës për ta vrarë veten, pasi thuhet se nuk mund ta pranonte që gruaja e tij donte t’i jepte fund martesës së tyre.
Fabiano Garcia, 37-vjeç, theri me thikë gruan e tij, 28-vjeçaren dhe vajzën e saj 12-vjeçare, Amanda Menes në shtëpinë e tyre në qytetin Toledo të Parana-s, pasi kishte përfunduar ndërrimin e tij pak pas orës 19:00 koha lokale, tha policia ushtarake, transmeton Telegrafi.
Garcia më pas udhëtoi për në shtëpinë e nënës së tij, Irene Garcia, 78-vjeçare dhe e goditi për vdekje me thikë përpara se të përdorte armën e shërbimit për të qëlluar për vdekje vëllain e tij, Claudiomiro Garcia. Të dy viktimat u gjetën në dhomat e tyre përkatëse.
Sipas raportimeve, besohet se oficeri i policisë vizitoi shtëpinë e vjehrrës së tij në qytetin Ceu Azul dhe qëlloi për vdekje djalin e tij katërvjeçar, Miguel Garcia, dhe vajzën nëntëvjeçare, Kamili Garcia.
Fabiano Garcia vazhdoi masakrën duke qëlluar për vdekje Kaio da Silva, 17 vjeç dhe Luiz Becker, 19 vjeçe në Toledo.
Një video nga kamerat e sigurisë e tregonte Fabiano Garcian duke ndaluar në një rrugë përpara se da Silva të shkonte te dritarja anësore e pasagjerit, Duket se ata kanë një diskutim.
Videoja e modifikuar tregon Fabiano Garcian duke u larguar me makinën e tij pasi kishte qëlluar da Silvan.