Një person nga përfunduar i vdekur si pasojë e sulmit me armë zjarri.
Rasti ka ndodhur gjatë pasdites së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës theksohet:
“Fsh. Gushtericë, Graqanicë, 07.05.2022 – 14:50. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (zyrtar policor) ka shtënë me armë zjarri ndaj viktimës mashkull kosovar (vëllait të tij). Si pasoj e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion. I dyshuari është arrestuar, me rastin është duke u marr IPK (Inspektorati Policor i Kosovës)”./FolDrejt/