Pamjet rrëqethëse të kamerës tregojnë momentin kur një grua nga San Diego u qëllua për vdekje nga policët që po jepnin një njoftim për dëbim – pasi ajo rezistoi dhe e goditi me thikë një oficer.
Videoja e publikuar rishtazi tregon zëvendësin e Sherifit, Jason Bunch, duke trokitur në derën e 47-vjeçarit Yan Li në godinat Acqua Vista më 3 mars.
“Këtu është një njoftim për dëbim”, dëgjohet teksa Bunch i thotë gruas, e cila shihet duke mbajtur një thikë të madhe në dorë.
“Lëre thikën tani, ose unë do të gjuaj!”, dëgjohet duke bërtitur polici teksa nxjerr armën “Lëre thikën poshtë. Hidhe thikën poshtë!”