Policia në shtetin federal Maryland të SHBA-së vrau një të arratisur, i cili në përpjekje për ta arrestuar kishte një thikë.
Departamenti i Policisë së qytetit Frederick tha se një patrullë policie bastisi shtëpinë dhe gjeti të arratisurin i cili kërkohej për shkelje të lirimit me kusht, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Në deklaratë thuhet se policia e ka urdhëruar personin që të hedhë thikën, por ai është nisur në drejtim të njërit prej policëve, pas së cilës dy oficerët tjerë kanë qëlluar me armë dhe e kanë vrarë.
Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi i emergjencës dhe ka konfirmuar vdekjen e personit.
Prokuroria bëri të ditur se kanë nisur hetimet për incidentin dhe se të tre punonjësit e policisë kishin kamera aktive në uniformat e tyre./FolDrejt/