Dy persona, njëri nga ta i mitur, janë arrestuar dhe të dyve u është gjetur një arsenal armësh.
Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovës, rreth orës 01:30 pas mesnate të datës 20 maj, transmeton Fol Drejt.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë njëri i mitur, nën dyshimin se fillimisht i dyshuari i mitur përmes rrjeteve sociale e ka kanosur viktimën mashkull kosovar i mitur, dhe ka kërkuar takim me të. Tek i dyshuari i janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe dy shkopinj ndërsa te i dyshuari i rritur është gjetur dhe sekuestruar një revole me gas me një karikator dhe gjashtë fishek. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullte.”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/