Dy persona kanë përfunduar në pranga nën dyshimet se kanë vënë në qarkullim bankënota të falsifikuara, të vlerës 100 euro.
Rasti ishte raportuar me datën 14 tetor të këtij viti, nga një bankë komerciale në qytetin e Vitisë.
“Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti pas një pune të organizuar mirë operacioanle ka arritur që të sigurojë prova të mjaftueshme se dy të dyshuar kosovarë E.SH (2004) dhe E.S. (2000) në bashkëveprim kanë vënë në qarkullim në qytetin e Vitisë bankënota të falsifikuara të vlerës 100 €”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Dy të dyshuarit me 22.11.2022 janë lokalizuar dhe arrestuar nga ana e zyrtarëve policorë tek të cilët në momentin e arrestimit janë gjetur edhe dy bankënota të vlerës njëqind (100) euro të dyshuara si të falsifikuara. Të njëjtit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Falsifikim i parasë’’ dhe rasti do të dërgohet në Prokurorinë Themelore në Gjilan”, thuhet tutje./FolDrejt/