Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një sulmues tjetër të gazetarëve në veri të Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Lajmin për arrestimin e sulmuesit, Dalibor Spasic, e ka dhënë ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla.
Sveçla ka përgëzuar Policinë e Kosovës për punën e bërë.
“Sot është arrestuar nga Policia e Kosovës në Jarinje edhe një sulmues i gazetarëve në veri, krimineli Dalibor Spasic.
Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës.
Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dijnë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste.”, është shprehur Sveçla./FolDrejt/