Policia ka arrestuar një të dyshuar kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 30 fishekë që dyshohet se janë të armës me gas.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Faruk Spahija” të Mitrovicës, mbrëmë, rreth orës 21:00, përcjell Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se personi i dyshuar ka deklaruar se në shtëpinë e tij e kishte edhe një pistoletë me gas të cilën e ka dorëzuar se bashku me tre fishekë të tjerë.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.