Një person u arrestua gjatë ditës së djeshme në Klinë.
Rasti u raportua rreth orës 07:30, në fshatin Perqevë, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve për rreth janë gjetur dhe sekuestruar: një revole, një karikator, 22 fishekë dhe një palë pranga me çelës”, njoftoi policia në raportin 24 orësh.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt./FolDrejt/