Një person ka përfunduar në pranga të policisë nën akuzat për bashkëjetesë me një të mitur.
Rasti ka ndodhur në Pejë, rreth orës 10:00 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, raportimin e rastit në polici e ka bërë vetë babai i të miturës, i cili ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur ndodhet në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar me qëllim që të bashkëjetojë me të.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/