Një person është arrestuar nga policia në Prishtinë.
Ai ishte i kërkuar me urdhëresë ndërkombëtare nga Austria.
Arrestimi i tij u bë në rrugën “Fehmi Agani”.
40-vjeçari me inicialet H.Z, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Arrestohet një person i kërkuar nga shteti i Austrisë
Sot nga zyrtarë policor të stacionit Qendra të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për të cilin kishte urdhëresë ndërkombëtare. Arrestimi i personit të dyshuar është kryer në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Në koordinim me Njësitin për bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës, respektivisht me Departamentin e Krimeve të Rënda, personi i arrestuar : -H.Z mashkull, 40 vjeç, pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në mbajtje për 48 orë” – tha Ahmeti.