Një person është arrestuar në Shtime pas sulmit fizik ndaj të bijës, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Shtime, rreth orës 20:20 të datës 7 gusht.
Siç njofton policia, si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.