Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar një person në qytetin e Skënderajt nën akuzën për lëndim të lehtë trupor, raporton Fol Drejt.
“Gjatë ditës së sotme policia në Skenderaj, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penal “Lëndim i lehtë trupor. Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshim të arsyeshme, ku pas një mosmarrëveshje i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull/ kosovar i cili ka kërkuar tretman mjekësor.”, shkruan në njoftimin e policisë në Facebook.
Policia theksoi se pas intervistimit, të dyshuarit Sh. Z., 65 vjeçar, me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe se ndaj tij janë duke u zhvilluar hetime nën akuzën për “lëndim të lehtë trupor“. /FolDrejt/