Një person i kërkuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, është arrestuar nga policia.
Arrestimi i tij është bërë sot, në komunën e Ferizajt.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor ’’ me dënim burgimi prej gjashtë (6)muajve.
Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.”, thuhet në njoftimin e Policisë./FolDrejt/