Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person që ndodhej në arrati.
Arrestimi është bëtë sot, në një operacion të befasishëm që policia e stacionit policor të Podujevës ndërmori sot në rrugën “Ilir Konushevci” në Podujevë.
Siç njofton policia, i dyshuari është B. A, mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Gjykata Themelore në Prishtinë kishte nxjerrë urdhëresë për kapjen e tij, pasi që i njëjti ishte dënuar me dy vite burgim, për veprën penale ” Lëndim i lehtë trupor”.
I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit./FolDrejt/