Një person që dyshohet të jetë përfshirë në sulmin e djeshëm me thikë ndaj një personi tjetër, është arrestuar nga policia.
Siç njofton policia, therja me thikë është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë, rreth orës 18:30, në rrugën Bill Klinton të kryeqytetit.
Lidhur me rastin, është arrestuar një person, gjithashtu i mitur, si viktima, i cili, pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit, është dërguar në qendër të mbajtjes./FolDrejt/
Njoftimi i plotë i policisë:
“Mbrëmë rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën se një person i lënduar ndodhet në rrugën Bill Klinton në Prishtinë, i cili kishte pësuar lëndime trupore që dyshohet të jenë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë ( thikë).
Personi i lënduar G.P. mashkull, i mitur, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të stacioni Jugu në Prishtinë të mbështetur nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e veprimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë një person të dyshuar.
Personi i arrestuar:
- G.O, mashkull, i mitur
pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tij është iniciuar rasti vrasje në tentativë.”