Duke iu referuar temperaturave të larta, zjarret potencialisht përhapen shumë shpejt dhe po ashtu shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen.
Andaj policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Pejë, kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrvënieve.
Policia e Kosovës përveç realizimit të detyrave të saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor dhe lehtësimin e qarkullimit të mërgimtareve nëpër rrugët e qyteteve tё Drejtorisë Rajonale tё Policisё nё Pejё, gjatë kësaj periudhe me aktivitete të shtuara në vendin tonë, vëmendje të veçantë edhe resurse relevante ka ofruar për të asistuar edhe institucionet/agjensionet tjera shtetërore, në parandalimin, hetimin dhe luftimin e zjarreve.
Policia e Kosovës po ndërmerr dhe do të ndërmarrë masa të vazhdueshme ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme.
“Apelojmё te tё gjithё qytetarёt tё cilёt frekuentojnё zonat malore tё rajonit tё Pejёs, e nё veçanit Bjeshkёt e Nemuna qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm dhe t`i pёrmbahen çdo aktiviteti qё mund tё shkaktojë zjarre gjatё pёrdorimit si ( shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj)”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media