Një rast i kontrabandimit të mallrave është raportuar të ketë ndodhur në Leposaviq.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:30, me ç’rast njësia policore ka ndaluar automjetin me targa të Serbisë të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas serb.
Gjatë kontrollimit në automjet janë vërejtur se kishte pije alkoolike (verë) rreth 100 litra, si dhe pemë e perime.
Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa automjeti me ngarkesën është dërguar në terminalin doganor.