Policia e Kosovës ka thënë se do të hetohen rastet e pengimit të gazetarëve në kryerjen e detyrave të tyre në komunat në veri të vendit: Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Ky institucion e ka vënë theksin te disa sulme me gjësende të ndryshme, nga ana e protestuesve, drejt gazetarëve, sidomos në Leposaviq.
Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se situata në veri të martën ka qenë e brishtë, “por kryesisht e qetë”.
Policia ka thënë se protestat e serbëve lokalë kanë përfunduar në Zveçan dhe Zubin Potok, ndërsa në Leposaviq vazhdojnë të qëndrojnë disa protestues, para ndërtesës komunale. /REL/