Në ditët e fundit numri i aksidenteve të trafikut, duke i përfshirë edhe ato me fatalitet, është shtuar dukshëm, shkruan Fol Drejt.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm brenda 24 orëve kanë ndodhur 100 aksidente, ndër të cilat, ka pasur edhe viktima.
Në përgjithësi, një i tillë ka përfunduar me fatalitet dhe 26 të tjerë me të lënduar.
Policia e Kosovës vazhdimisht po bënë apel për kujdes gjatë vozitjes, sidomos gjatë këtyre ditëve kur fluksi i veturave, për shkak të ardhjes së diasporës, është shtuar dukshëm.
Policia ka njoftuar se brenda orëve të fundit, ka shqiptuar mbi 2000 tiketa trafiku./FolDrejt/