Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në komunën me shumicë serbe Lesapoviq, ku ka arrestuar dy persona.
Forca speciale të Policisë së Kosovës kanë ndërmarrë sot në orët e hershme të mëngjesit një aksion në veri të vendit ku janë arrestuar dy persona.
Mësohet se personat janë arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale dhe dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e politikanit Oliver Ivanovic. Një prej të arrestuarve është Rade Basara, hetues policor në veri. Ai ka udhëhequr hetimet për vrasjen e Oliver Ivanovicit dhe dyshohet për fshehjen e provave.
Sipas mediave në Kosovë, policia ka dështuar të arrestojë edhe personin e tretë që është Zhelko Bojiq, shef i operativës së policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës.
Të arrestuarit janë dërguar në Prishtinë ndërsa derisa në këto momente aksioni po vazhdon në Komunën e Leposaviqit.
Shpesh dyshohet se pas vrasjes së Ivanoviqit qëndron Beogradi, pasi ai njihej një politikan që kundërshtonte varësinë e serbëve të Kosovës nga Serbia./Foldrejt.com