Policia e Kosovës, respektivisht Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës, me autorizim nga Prokuroria Speciale, ka zhvilluar hetime intensive lidhur me krimet e kryera nga forcat e armatosura të Serbisë gjatë periudhës kohore të viteve 1998/99 në Kosovë.
Në vazhdën e hetimeve të zhvilluara dhe intervistimit të dëshmitarëve deri më tani, Policia e Kosovës me datën 19.10.2022 ka arrestuar të dyshuarin E. B. Mashkull/Boshnjak i cili është shoqëruar në Polici.
Në konsultim me prokurorin kompetent i dyshuari i lartcekur është intervistuar nën dyshimin se i njëjti është përfshirë në veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” për periudhën e viteve 1998/99 në një fshat në komunën e Istogut.
Pas intervistimit të palës në prezencë të avokatit, prokurori i çështjes ka lëshuar aktvendim për arrestim të përkohshëm dhe ndalim policor në kohëzgjatje prej 48 orësh./FolDrejt/