Policia e Kosovës arrestoi një person në Prizren.
Aksioni i arrestimi të tij u realizua gajtë ditës së djeshme, përcjell Fol Drejt.
“Policia e Kosovës, respektivisht njësia policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik
në Prizren me datë 01.03.2023 ka kryer një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar
ku gjatë kryerjes së bastisjes tek i njëjti janë gjetur armë dhe substanca narkotike.
Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të realizuar janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë relevante si në
vijim:
Pesё (6) qese najloni me substancë tё dyshuar narkotike tё llojit Marihuanë me peshё tё
pёrgjithshme prej 3 kg e 45 gram.
Dy peshore digjitale
Pistoletë me karikator me 3 fishek brenda.
Pistoletë me njё karikator me 4 fishek
Shtatё (7) fishekë kalibër i panjohur.
Njёqind e pesёdhjetё e dy (152) qese plastike tё zbrazëta pёr paketim tё substancave
narkotike.
Dyzet (40) stega plastike,
Dy (2) rolle me foli plastike,
Njё(1) rolle foli alumini,
Para në vlerë prej; 2880 euro, 70 franga zvicerane dhe 30 funta angleze.
Pas bastisjes së kryer personi i dyshuar ёshtё shoqёruar nё stacionin policor ku ёshtё
intervistuar nё prezencë e avokatit dhe pas intervistimit i njëjti me vendim tё prokurorit kompetent
ёshtё ndaluar pёr 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/