Zyrtarë policor të stacionit Qendra të Prishtinës, kanë arrestuar një person të dyshuar për të cilin kishte urdhëresë ndërkombëtare.
Arrestimi i personit të dyshuar është kryer në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Në koordinim me Njësitin për bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës, respektivisht me Departamentin e Krimeve të Rënda, personi i arrestuar:
H.Z mashkull, 40 vjeç, pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në mbajtje për 48 orë./FolDrejt/