Tetë persona janë arrestuar nga policia pas një operacioni disa ditorë, kjo për veprat penale “Pjesëmarrja ose Organizimi i Grupit Kriminal të Organizuar” që lidhen me veprat “ Shkaktim i Rrezikut të Përgjithshëm”, “Zjarrvënie” dhe “Detyrim”.
Në njoftimin e lëshuar nga policia thuhet se rastet e hetuara dhe në të cilat dyshohet se janë përfshirë personat e dyshuar tani më të arrestuar janë, rasti i datës 19.06.2022, ku rreth orës 02:20 ka ndodhur një zjarrvënie në një lokal në “Dardani” të Prishtinës, ku dyshohej se zjarri ishte shkaktuar nga hedhja e një shisheje me benzinë, e cila kishte shkaktuar vetëm dëme materiale.
Po ashtu me datë 22.06.2022, diku rreth orës 03:30, në të njëjtin lokacion afër këtij lokali në Prishtinë ishte hedhur një granatë dore e cila kishte shkaktuar vetëm dëme materiale në tri veturat të cilat ishin të parkuara.
Ndërsa me datën 06.06.2022, diku në ora 03:03, në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë ishte hedhur një granatë dore e cila nuk ishte aktivizuar (shpërthyer). Granata në fjalë nga vendi i ngjarjes ishte tërhequr nga njësia përkatëse e PK-së.
Më datë 28.06.2022, diku rreth orës 03:30, në rrugën e Mullirit në Mitrovicë, ishte hedhur një granatë dore e cila kishte shkaktuar vetëm dëme materiale, transmeton KlanKosova.tv.
Të dyshuarit e arrestuar janë:
P. dtl. 1999 shqiptar/ kosovar;
K. dtl. 1998 shqiptar/ kosovar;
C. dtl. 2003 shqiptar/kosovar;
A.M. dtl. 1995 shqiptar/kosovar;
I. dtl. 1998 shqiptar/kosovar;
D.R. dtl. 2004 shqiptar/kosovar;
E.C. dtl. 1993 shqiptar/kosovar;
L.B. dtl 2000 shqiptar/kosovar;