Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dhe sekuestruar një veturë e cila ishte vjedhur në Itali, shkruan Fol Drejt.
“Me datën 28.07.2022 rreth orës 13:00, nga Shqipëria për në Kosovë, ka ardhur vetura Land Rover me targa të Shqipërisë, të cilin e drejtonte shtetasi i Shqipërisë me inicialet U.R., viti i lindjes 1992. Vetura është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë.
Gjatë kontrollimit të veturë dhe numrit identifikues të veturës, është dyshuar se vetura është raportuar e vjedhur.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX, të cilët janë me mision në PKK Vermicë, është bërë verifikimi më i detajuar i automjetit dhe pas një pune hetimore dhe verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky automjet është raportuar i vjedhur në Itali, në vitin 2021.
Më pas dyshohet se i janë falsifikuar dokumentet e automjetit dhe i njëjti është ri–regjistruar në Shqipëri.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pranë P.Th Prizren, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti dhe vetura të sekuestrohet.
Lënda për hetim i dorëzohet njësitit së autokrimeve për hetime dhe procedim të mëtejmë” – thuhet në komunikatën e lëshuar për media./FolDrejt/