Policia e Kosovës, konkretisht njësitë e Taskforcës nga Policia Kuftiare – DRK Lindje, me datën 28 mars 2023 kanë pranuar informacione se nga fshati Tanushë – RMV dy automjete janë duke kontrabanduar disa kafshë.
“Pas informacioneve të pranuara nga njësitë kompetente policore janë ndërmarrë veprime të
menjëhershme në terren, duke bërë vëzhgimin e rrugëve ilegale, përmes të cilave po kryhej veprimtaria e
dyshuar, ku si rezultat rreth orës 20:00 në fshatin Sodovinë e Qerkezve – Viti është identifikuar lokacioni
ku po vendoseshin kafshët e kontrabanduara, në pronën e të dyshuarit M. J. viti i lindjes 1991, i cili
dyshohet se me të vërejtur njësitë policore është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell Fol Drejt.
“Në të njëjtin lokacion janë hasur dy automjete të dyshuara me targa vendore, ku pas kontrollit të tyre në
njërin nga mjetet janë gjetur të ngarkuara 3 (tre) krerë kafshë pa numër matrikulli, ndërsa në mjetin tjetër
pavarësisht që ishte i zbrazur janë vërejtur gjurmë të bartjes së kafshëve.
Po ashtu kontrolli është realizuar edhe në stallën e oborrit, me ç’rast janë gjetur 11 (njëmbëdhjetë) gjedhe
dhe 1 (një) viç që të gjitha pa nr. matrikulli por me veshë të shpuara, ku dyshohet se numrat matrikulues të
tyre janë hequr.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti ‘kontrabandim
me mallra’, po ashtu janë njoftuar edhe inspektorët e AUV-it, ku nga ta është lëshuar procesverbal mbi
konfiskimin e kafshëve të cilat janë tërhequr dhe janë dërguar në Terminalin Doganor te Dheu i Bardhë”, thuhet tutje në njoftim./FolDrejt/