Policia e Republikës së Kosovës ka arritur që të arrestojë një person i cili ka qenë i kërkuar nga Interpoli, raporton Fol Drejt.
Lajmin e konfirmoi Policia e Kosovës nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësiti i Rajonal i Komunikacionit Rrugor sot më datë 26.11.2022 rreth orës 20:50 minuta në rrugën e Kamenicës në një pikë kontrolli rutinë me radar kanë ndalur një automjet me tabelat vendore (01) të cilin e drejtonte A. A. Shtetas i Kosovës për shkak të tejkalimit të shpejtësisë”, shkruan policia në komunikatën e saj.
Tutje thuhet se i njëjti pasi është verifikuar nga ana e zyrtarëve policorë ka rezultuar se është i kërkuar nga Interpoli për shkak të veprës penale ,,Vjedhje e rëndë” e kryer jashtë shtetit të Kosovës.
Policia shtoi se personi është arrestuar nga ana e zyrtarëve policorë dhe është dërguar në Stacionin Policor në Gjilan për procedim të mëtejmë ligjor. /FolDrejt/