Policia e Kosovës ka njoftuar se si rezultat i përpjekjeve te pandërprera te hetuesve policorë kanë arritur që të kontaktojnë me Dorentina ( Vllaznim ) Gashi – Spahiun, e cila ka qenë e raportuar nga familjarët e saj si “Person i Zhdukur “ qe nga data 09.11.2022, shkruan Fol Drejt.
“Dorentina Gashi – Spahiu, është hasur e shoqëruar nga një person i gjinisë mashkullore me te cilin bashkëjeton që nga data e largimit të saj nga shtëpia e bashkëshortit. E njëjta është intervistuar nga ana e hetueseve policor prej ku mësohet se ajo të gjitha veprimet i ka bërë me vetëdëshirë, nuk është Kanosur as Detyruar nga askush”, shkruan policia në komunikatën e saj.
“Lidhur me rastin njoftohet edhe punëtori i Qendrës për Punë Sociale i cili kontakton me Dorentina Gashi – Spahiun lidhur me faktin se ajo me datë 09.11.2022 në momentin e largimit të saj nga shtëpia e bashkëshortit, ka braktisur fëmijën (vajzë) e saj njëvjeçar” thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës. /FolDrejt/