Sipas Policisë së Kosovës, dy raste të vdekjes që kanë ndodhur gjatë 24 orëve, transmeton Fol Drejt.
Bëhet fjalë për një rast në Obiliq dhe një në Matiqan.
Në rastin e parë në Obiliq, “policia pas marrjes së informatës nga dëshmitarja, se viktima mashkull kosovar nuk është duke u përgjigjur në telefon, së bashku me njësinë e zjarrfikësve, me forcë kanë hapur derën e banesës së viktimës dhe të njëjtin e kanë gjetur në shtrat pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.”
Sipas policisë, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Në rastin tjetër në Matiqan “është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.”
Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Të dy rastet, sipas policisë, janë duke u hetuar./FolDrejt/