Pas zhvillimeve të sotme në veri të Kosovës, ku u rrëmbyen tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe, zyrtarë policorë kanë dalë në një konferencë për media.
Gjatë kësaj konference është bërë me dije se Policia e Kosovës ka njoftuar KFOR-in dhe se i kanë koordinuar të gjitha aktivitetet bashkë me ta.
“KFOR-i është njoftuar dhe jemi duke i koordinuar të gjitha aktivitetet me ta, dhe janë duke i kryer edhe ekzaminimet brenda në terren”, ka njoftuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.
“Njëkohësisht, përveç KFOR-it, i kemi njoftuar të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë duke kërkuar që t’u bëhet trysni autoriteteve të Serbisë që zyrtarët tanë të lirohen dhe t’u kthehen familjeve të tyre”.
“I kemi lëvizur të gjitha mekanizmat që zyrtarët tanë të kthehen shëndosh e mirë në Kosovë”, ka thënë më tej Kelani./FolDrejt/