Marshi për Drejtësi që nisi në orën 14:00 në Prishtinë, ka përfunduar i qetë.
Kështu ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së marshit të sotëm në Prishtinë, kishte bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore.
“Njësitet policore janë angazhuar për të mbajtur rendin dhe qetësinë publike, për të garantuar sigurinë e qytetarëve, mbarëvajtjen e marshit, si dhe menaxhimin e trafikut në mënyrë që pjesëmarrësit në marsh të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë të qetë dhe demokratike.
Marshi është zhvilluar i qetë, janë realizuar disa fjalime dhe rreth orës 15:30, çdo gjë ka përfunduar në rregull, ku pjesëmarrësit kanë filluar të shpërndahen të qetë.”, thuhet më tej në njoftimin e policisë./FolDrejt/