Policia e Kosovës ka dhënë informacione shtesë për rastin e sotëm në Bistricë të Leposaviqit.
Poshtë është deklarata e plotë e policisë lidhur me këtë rast:
Referuar pyetjeve dhe interesimit nga media të ndryshme lidhur me rastin e ndodhur sot në
Bistricë të Leposaviqit, ku janë rrezikuar zyrtarët policor gjatë realizimit të detyrave dhe
autorizimeve ligjore, ju informojmë se;
Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare ka ndërmarr veprimet e nevojshme operative hetimore
dhe ka identifikuar dy persona të dyshuar, verifikimet e të cilëve kanë rezultuar me përfshirjen e
tyre në veprimtari kriminale.
Personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast sipas të dhënave rezultojnë të jenë persona me të
kaluar kriminale dhe të përfshirë në dhjetëra veprave penale dhe kundërvajtje si:
1. I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (D.S. 1991), dyshohet të jetë i përfshirë në mbi 80
vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, detyrim, armëmbajtje pa
leje, sulm, pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kanosje, vjedhje e
rëndë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, grabitje etj., etj. I njëjti ka kryer edhe mbi (20)
kundërvajtje.
Po ashtu,
2. I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (M.D. 1985), dyshohet të jetë i përfshirë në 17
vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, shtrëngim, armëmbajtje pa
leje, vjedhje e rëndë, lëndim i rëndë trupor, kalim i paautorizuar i kufirit, manipulim me prova
etj, etj. I njëjti ka kryer edhe (3) kundërvajtje.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në
interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve pa dallim, si
dhe parandalimit të veprimtarive të ndryshme kriminale.