Rasti i “Subvencioneve” është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Policia e Kosovës është duke e realizuar një aksion, ndërsa flitet edhe për disa të arrestuar.
Nën dyshimin e keqpërdorimit të mjeteve të dedikuara për subvencione në sektorin e bujqësisë, janë kohë më parë, kanë përfunduar shumë zyrtarë.
Baki Kelani, zëdhënës i policisë, për Telegrafin ka thënë se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor, ku pas përfundimit do të jepen informacione shtesë.
“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor, ku pas përfundimit do të jepen informacione shtesë”, tha ai./FolDrejt/