Siç thuhet në një njoftim, Policia e Kosovës me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestës së sotme të mbajtur në Prishtinë, kishte bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore, transmeton Fol Drejt.
Policia e Kosovës me njësitet e saja ishte e angazhuar për të siguruar mbarëvajtje të protestës, në mënyrë që ajo të kalojë pa ndonjë incident, që pjesëmarrësit në protestë të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë demokratike.
Protesta është zhvilluar e qetë dhe pa ndonjë incident, protestuesit kanë marshuar nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’ deri te ndërtesa e qeverisë.
Aty janë realizuar disa aktivitetet të protestuesve, të cilat janë realizuar pa ndonjë incident.