Policët e Kosovës, pritet të pajisen me kamera trupore, për ç’gjë një tender është në proces e sipër, shkruan Fol Drejt.
Nga buxheti i policisë, për këtë qëllim, Policia ka ndarë 18,480 euro.
Sipas të dhënave nga “e – prokurimi”, PK pritet të furnizohet me 30 copë kamera të trupit dhe 40 copë SD CARD.
Afati i fundit ku mund të ofertojnë kompanitë është data 24 gusht 2022.