Policia e Kosovës ka vazhduar me mbajtjen e takimeve dhe ligjëratave me përfaqësues të shkollave e me nxënës nëpër shkolla në rajonin e Prishtinës.
Siç bëhet e ditur, që nga muaji shkurt i vitit 2022 e gjer më tani janë mbajtur 233 ligjërata në shkollat e rajonit të Prishtinës, transmeton Fol Drejt.
Këto ligjërata kanë për temë delikuencën e të miturve, dhunën në familje, pasojat e përdorimit të narkotikëve, bullizmin dhe masat parandaluese, ngacmimet seksuale etj.
“Takimet me drejtorët e shkollave, këshille të prindërve dhe ligjëratat me nxënës, janë pjesë e projekteve informuese, parandaluese dhe edukuese që kanë rëndësi të veçantë për ruajtjen dhe mbrojtjen e komunitetit nga dukuritë asociale si dhe për afrimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, thotë Policia e Kosovës./FolDrejt/