Në raportin 24 orësh, veç rasteve të tjera, thuajse të përditshme janë rastet e dhunës në familje.
Në raportin e sotëm të policisë, ndër raste të tjera, u raportua për dhunë në familje në Obiliq, Viti, Pejë e Malishevë.
Këto janë rastet e plota të raportuara nga Policia e Kosovës:
- Obiliq 12.06.2023 – 19:00. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuarit kosovarë–babai dhe axha i tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.
- Viti 11.06.2023 – 19:00. Në lidhje me rastin, është raportuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
- Pejë 12.06.2023 – 18:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (bashkëshorten e vëllait të tij). Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
- Malishevë 12.06.2023 – 10:45. Janë arrestuar dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovarë (bashkëshort), pasi që kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin ndërkohe edhe dy fëmijët e tyre. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjakovë. /FolDrejt/