Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot Policia e Kosovës gjatë një operacioni që lufton krimin e organizuar ka shkatërruar një laborator për përpunimin e substancave narkotike në Leshak të Leposaviqit.
Laboratori ka pasur të montuara dhe të gatshme për përdorim të gjitha pajisjet e përpunimit të substancave narkotike. Vlera e pajisjeve të konfiskuara bërin të ditur se është rreth 250 mijë euro, thuhet në raport.
“Çdo ditë e më shumë po e kuptojmë pse qarqe të caktuara nuk dëshirojnë shtrirjen e sundimit të ligjit dhe rendit në tërë Republikën e Kosovës.
Policia e Kosovës sot ka shkatërruar një laborator të gatshëm të fillojë përpunimin e substancave narkotike.
Laboratori i shkatërruar në Leshak të Leposaviçit ka pasur të montuara dhe të gatshme për përdorim të gjitha pajisjet e përpunimit të substancave narkotike. Vlera e pajisjeve të konfiskuara është rreth 250.000 euro.
Përgëzoj njësitet e Policisë së Kosovës dhe padyshim nuk do të ndalemi së zbatuari misionin tonë të përbashkët.”/FolDrejt/