Policia e Kosovës sot shpalli konkurs për rekrutimin e policëve në veri të Kosovës, pasi rreth 500 policë serbë dhanë dorëheqje në nëntor të vitit të kaluar në shenjë proteste ndaj njoftimit të autoriteteve të Kosovës se do të ndëshkojnë drejtuesit e veturave me targa të lëshuara nga Beogradi.
Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, konkursi është shpallur për pjesëtarët e të gjitha pakicave (serbë, boshnjakë, turq, goranë, romë, ashkali, egjiptianë, kroatë, malazezë, maqedonas) në drejtorinë rajonale të Policisë së Kosovës Mitrovica Veriore.
Konkursi do të jetë i hapur nga nesër 19 Prill deri më 12 Maj në orën 16:00./FolDrejt/