Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar për dhunim dhe u ka kërkuar qytetarëve të bashkëpunojnë me policinë për kapjen e tij.
I kërkuari është 22 vjeçari, Florian Fila, nga Gjakova, përcjell Fol Drejt.
“Lidhur me rastin “Dhunim” pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur. Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë”, thuhet në njoftim./FolDrejt/