Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 2111 gjoba trafiku.
Në bazë të raportit 24 orësh të policisë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, nuk ka pasur asnjë person në ndalim policor dhe nuk është shqiptuar asnjë gjobë në bazë të ligjit Covid-19, transmeton Fol Drejt.
Gjatë periudhës 24 orëshe janë arrestuar 35 persona, 25 persona janë dërguar në mbajtje dhe 3 të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Për sa i përket aksidenteve, janë shënuar gjithashtu 25 aksidente trafiku me të lënduar dhe 42 të tjera me dëme materiale./FolDrejt/