Policia e Kosovëska bërë të ditur se do të vazhdojë edhe për 10 ditë afatin për paraqitjen e aplikacioneve për të gjithë ata që duan t’i bashkohen Policisë së Kosovës për katër komunat në veri.
Në këtë konkurs, të drejtë aplikimi kanë të gjitha komunitetet (serbë, boshnjakë, turq, goranë, romë, ashkali, egjiptas, kroatë, malazezë e maqedonë), përcjell Fol Drejt.
Sipas policisë, kriteret në konkurs mbeten të njëjta si dhe të gjithë kandidatët të cilët kanë konkurruar në këtë konkurs nuk është e nevojshme të aplikojnë sërish,
Kujtojmë se shpallja e vendeve të reja të punës në polici në katër komunat veriore vjen pas dorëheqjeve të policëve serbë nga pozitat e tyre të punës./FolDrejt/