Duke iu referuar temperaturave të larta gjatë këtyre ditëve, Policia e Kosovës ka dalë me një kërkesë për qytetarët e Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Zyrtarët policorë kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarr vënieve.
Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme./FolDrejt/