Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke e vazhduar kampanjë sensibilizuese për konkursin e hapur për komunitetet pakicë, shkruan Fol Drejt.
“Policia e Kosovës, përmes video mesazheve, fushatave sensibilizuese dhe takimeve zyrtare që po mbahen në të gjitha rajonet, vazhdon ti inkurajojë dhe ftojë qytetarët e të gjitha komuniteteve pakicë që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës.”, shkruan në raportin zyrtar.
Policia njoftoi se këtë kampanjë e kanë përkrahur dhe mbështetur edhe personalitete të larta nga insitucione të ndryshme ndërkombëtare. /FolDrejt/