Punën në horizontin 10-të e ndërprenë për dy ditë.
Një grup minatorësh të Trepçës aty u futën në grevë, duke kundërshtuar suspendimin e shtatë kolegëve të tyre, meqë drejtoria vlerësoi se i shkelën rëndë detyrat e punës.
Rikthimi i këtyre në punë do të shqyrtohet këtë muaj, andaj minatorët e ndërprenë grevën.
Por, për protestën që bënë, disa prej tyre u intervistuan nga policia, njofton Klan Kosova.
Nga policia i thanë Klanit se intervistimi në procedurë të rregullt u bë me urdhër të prokurorit.
Kjo me dyshimin për veprën “Keqpërdorim i të drejtës së grevës”.