Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ofron 100,000 euro shpërblim për ata që japin informacion në lidhje me sulmin tek Top Channel.
“Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe vendos shpërblim 100 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin e autorëve. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 41 10 299, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook, përcjell Fol Drejt.
Nga sulmi në godinën e Top Channel mbeti i vrarë roja, Pal Koka, i cili ishte në krye të detyrës.
Deri tani dihet se vetura e të dyshuarve në këtë rast është djegur pak kohë pas sulmit të bërë./FolDrejt/