Policia ukrainase u bëri thirrje banorëve të ndihmojnë në identifikimin e bashkëpunëtorëve me forcat ruse gjatë pushtimit tetë-mujor të Khersonit, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Oficerët e policisë ukrainase u kthyen në qytet së bashku me shërbimet e transmetimit publik pas largimit të trupave ruse.
Shefi i policisë kombëtare të Ukrainës, Ihor Klymenko, tha se rreth 200 oficerë ishin në punë në qytet, duke ngritur pika kontrolli dhe duke dokumentuar prova të krimeve të mundshme të luftës./FolDrejt/